Adem Demaçit do i ngritet një statujë e bronzit e gjatë katër metra

Adem Demaçit do i ngritet një statujë e bronzit e gjatë katër metra

Figura e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi do të ngrihet së shpejti në bronz.

Dhe, këtë e ka marrë përsipër Zyra e Kryeministrit e cila këtë javë ka filluar procedurat për këtë çështje.

Zyra e prokurimit në kryeministri ka shpall konkursin për realizimin e skulpturës – shtatores së atdhetarit të shquar të Kombit Shqiptar “Adem Demaçi”.

Për realizimin e kësaj shtatore është hapur tenderi dhe afati për aplikim do të jetë deri me datën 17 korrik 2019.

Sipas Zyres së kryeministrit statuja do të jetë e gjatë 4 metra dhe do të bëhet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës./Gazeta Express/