Maqedonia e Veriut kthehet në skenën ndërkombëtare, me pjesëmarrje të përforcuar dhe aktivitete në trupat ndërkombëtarë, përfshirë edhe UNESKO-n. Prej vitit 2017 vendi synon që të ketë rol aktiv në proceset gjithëpërfshirëse në Organizatë, si pjesë e prirjes sonë drejtë bashkëpunimit funksional multilateral, theksoi ministri përgjegjës për Diasporë dhe kryetar i Komisionit Kombëtar për UNESKO-n, Edmond Ademi në fjalimin e tij në Konferencën e 40-të të Përgjithshme të UNESKO-s.
Nga pres-shërbimi qeveritar kumtuan se në fjalimin e tij, Ademi edhe një herë e konfirmoi përkushtimin e vendit tonë drejtë vlerave dhe rolit universal vendimtar të UNESKO-s në kulturë, arsim, shkencë dhe komunikime.
“E përforcojmë përfshirjen tonë, në shumë nga këto sfera, si mjet për arritjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi ai.