Ademi: Të premten ose të shtunën takim me SASHK-un

Ademi: Të premten ose të shtunën takim me SASHK-un

Ministri për Arsim dhe Shkencë, Arbër Ademi sot gjatë vizitës në shkollën fillore “Liria” në Shkup informojë se të premten ose të shtunën do të mbahet takim me Sindikatë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK).

Ai tha se Ministria është në komunikim të rregullt me kryetarin e SASHK-ut, Jakim Nedellkovskin.

“Kemi biseduar dhe analizuar për të gjitha parametrat, kur do të jetë gjithçka e pastër dhe e qartë do të vendosim për të rritjen e ardhshme të pagave”, tha Ademi.

Ai shtoi se janë marrë masa disa aktivitete dhe masa për të cilat ka edhe implikime fiskale dhe po rishikohen të gjitha opsionet që të kenë mbështetje dhe bazë për rritjen e pagave në të ardhmen.