13 Nëntor 2018 / 13:49
Brenda këtij muaji pritet që të mbarojë sistematizimi i administratorëve që për më shumë se 10 vite marrin paga, ndërsa qëndrojnë në shtëpi. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski tha se menjëherë më pas do të fillojë procesi i sistematizimi të pjesës së mbetur prej më shumë se 600 administratorëve.
Më nuk janë 1000 të pa sistematizuar, ashtu siç edhe e dini procesi i shpërndarjes së tyre po vazhdon. Jemi në përfundim të fazës së parë dhe lirisht mund të paralajmërojë se muajin e ardhshëm do të shkojmë edhe me fazën e dytë dhe më nuk do të kemi njerëz të tillë, që qëndrojnë në shtëpi dhe marrin paga.” – tha Damjan Mançevski – Ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike
Kjo nuk është hera e parë që premtohet sistematizimin, madje me afate të caktuara. 6 muaj më parë, Mançevski priste që së shpejti të përfundojë sistematizimi por nga ajo e ditë e deri sot, asnjë administratorë ende nuk ka filluar me punë.
Procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve të 958 administratorëve është në rrjedhë e sipër. Shumë shpejtë do të fillojë edhe shpërndarja e të tjerëve. Kështu që jam i bindur se ky proces do të përfundoj së shpejti.” – theksoi Damjan Mançevski – Ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike
Nga grupi i parë i sistematizimit, më shumë se 200 persona refuzuan vendin e punës që iu ofrua ndërsa 700 të tjerë ende nuk kanë filluar zyrtarisht me punë, pavarësisht se kanë nënshkruar kontratat me institucionet në të cilat iu është dhënë mundësia për të punuar.
Besian Leka
Loading…