Adoleshentja britanike me dy vagina, mjekëve iu deshën 8 vjet që ta zbulonin çrregullimin

Adoleshentja britanike me dy vagina, mjekëve iu deshën 8 vjet që ta zbulonin çrregullimin

Molly Rose është 19- vjeçarja, nga Britania e Madhe, e cila pas shumë diagnozave të gabuara, është vërtetuar se ajo vuan nga një çrregullim i ashtuquajtur uterusi i dyfishtë, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Që nga mosha 9-vjeçare, Molly kishte pasur dhimbje të tmerrshme të barkut gjatë ciklit menstrual. Në të shumtën e rasteve, doktorët i kishin thënë se këto dhimbje janë normale, dhe se ajo është shumë e re prandaj trupi nuk mund ta përballoj lehtë këtë proces.

Deri në diagnostikimin e problemit të saj, doktorët kishin menduar se Molly mund të vuaj nga ndonjë infeksion seksual, i cili i shkakton asaj dhimbje dhe gjakderdhje të mëdha.

“Edhe pse ishte një lajm jo i mirë për mua, gjithsesi unë jam  lumtur që më në fund e di se ku është problemi dhe arsyeja e gjithë kësaj dhimbjeje”, tha 19-vjeçarja. “Unë jam e gatshme, t’i nënshtrohem çfarëdo ndërhyrje kirurgjikale, për ta trajtuar këtë problem”, shtoi ajo.

Uterusi i dyfishtë është një gjendje, në të cilën një grua lindë me dy uteruse dhe dy vagina. Ky çrregullim krijohet derisa foshnja është ende në mitër. Simptomat e këtij problemi, fillojnë të shfaqen gjatë adoleshencës, përkatësisht pasi lajmërohet cikli menstrual. Trajtimi i këtij problemi bëhet zakonisht me anë të prerjeve Cezariane apo ndërhyrjeve të tjera kirugjike./Express

TAGS