Adoleshentja do t’i nënshtrohet operimit për të larguar gjymtyrët shtesë, që i përkasin binjakut të saj parazit (Foto)

Veronica Cominuez më në fund do t’i nënshtrohet operimit, për t’i hequr nga gjoksi dy duar, që i përkasin binjakut të saj parazit.

Adoleshentja 14-vjeçare nga Ilegan i Filipineve, kishte lindur me të dy gjymtyrët dhe një xhungë në stomak dhe gjoks, transmeton Telegrafi.

Pjesët ekstra – i përkasin binjakut të saj, që nuk është zhvilluar si duhet dhe ngeci në trupin e saj – janë rritur bashkë me të. Maje, ajo e pastron ‘binjakun’ dhe ia pret thonjtë.

Mirëpo, Veronica do të bëjë jetë normale, pasi fqinjët kanë mbledhur fonde, që ajo të dërgohet në Tajlandën fqinje për operim.

“Si fëmijë, këto pjesë ishin të vogla, por u rritën dhe tani më rëndojnë. Nganjëherë edhe rrjedhin dhe më ndotin bluzën” ka thënë ajo.

Mësimdhënësit e saj janë të lumtur që do t’i amputojë këto pjesë, pasi është një nxënëse e përkushtuar dhe këto pjesë i shkaktonin vështirësi të ndryshme.

Gjithçka thuhet të jetë gati për operimin kompleks, që do të ndodhë brenda disa javëve. /Telegrafi/

TAGS