Adriana Lima bën të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo gjatë gala mbrëmjes në Monte Carlo

Adriana Lima bën të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo gjatë gala mbrëmjes në Monte Carlo
23:18 | 27 Shtator 2019

Adriana Lima dukej mahnitëse në fustanin ngjyrë rozë, teksa mori pjesë në “Global Ocean Gala” në Monte Carlo.

Ajo është cilësuar shpesh si një nga modelet më mahnitëse në botë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Adriana Lima bëri të gjithë të kthejnë kokën nga ajo në “Global Ocean Gala”, të organizuar nga H.S.H, Princi Albert II i Monacos në Monaco, të enjten mbrëma.

Bomba braziliane, 38 vjeç, dukej befasuese kur arriti në event e veshur me fustan rozë, të hapur tek këmba.

Ish-ylli i Victoria’s Secret, shfaqi linjat e mrekullueshme në këtë paraqitje, ku vuri në pah këmbët e tonifikuara.

Ajo ka qenë pjesë e “Victoria’s Secret” nga 1999 deri më 2018, ku u largua pas shfaqjes së fundit në atë vit. /Lajmi.net/

TAGS