Adrola Dushi mohon lidhjen me Capital T: Jam me fat që e kam në jetën time, por si shok

Adrola Dushi mohon lidhjen me Capital T: Jam me fat që e kam në jetën time, por si shok

Adrola Dushi ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së saj me Capital T. Modelja ka mohuar të ketë një lidhje mes tyre, duke e konsideruar atë mik të mirë. Adrola Dushi dhe Capital T kanë qenë së fundmi shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja janë në një lidhje.



Ishte foto e postuar nga Capital T ajo që nisi thashethemet, të cilat dyshja i mohuan. Mbrëmjen e djeshme, Adrola ishte e ftuar në emisionin “NIN”, ku ka folur për herë të parë rreth këtyre lajmeve.

“Me Trimin jemi shumë shokë, shumë miq të mirë. Njihemi prej vitesh dhe e vlerësoj shumë si artist dhe si djalë dhe ndihem shumë mirë që e kam në jetën time”, tha Adrola. Alaudin: Si shok?

Adrola: Si shok sigurisht.

Kur u pyet lidhur me pjesëmarrjen në videoklip, Adrola tha se kanë qenë duke dëgjuar këngët e reja së bashku dhe “C’est la vie” i ka pëlqyer shumë dhe kanë vendosur ta sjellin me videoklip.

TAGS