Aeroplani gjigant mezi arrin të ngrihet në ajër për shkak të erërave të forta, që frynin me 80 kilometra në orë (Video)

Një aeroplan gjigant mezi ka arritur të ngritet në ajër nga aeroporti i Mançesterit, për shkak të erërave të forta që frynin me 80 kilometra në orë.

Aeroplanin dridhej anash derisa piloti po mundohej ta ngrit në ajër – megjithatë gjithçka ka kaluar pa ndonjë problem fal përvojës dhe profesionalizmit të pilotit, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për aeroplanin e tipit Airbus A380 që është shumë i madh. Ndërkaq sipas dëshmitarit Simon Whittaker që ka filmuar videon e publikuar më poshtë, erërat frynin me 80 kilometra në orë.

Qyteti i Mançesterit tash e disa ditë është duke u përballur me erërat të forta, që ua kanë vështirësuar punën pilotëve në aeroport. /Telegrafi/

TAGS