Afan Elezi: Ja çka do bëjmë pas marrjes së pushtetit për të rinjt

Afan Elezi: Ja çka do bëjmë pas marrjes së pushtetit për të rinjt

Kryetari i Forumit Rinor të Alternativa-s, Afan Elezi mori pjesë në debatin e organizuar nga Klubi i Debatit, i cili funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore me temë “Si partitë politike do të parandalojnë migrimin e të rinjëve”.

Jam krenar dhe njëkohësisht i emocionuar që ndodhem pikërisht në univerisitetin që kam kryer studimet dhe jam një kuadër i krijuar nga ky universitet dhe e di se është vështirë të flasësh para studentëve të këtij universiteti, pasiqë e di se si ky univeristet i përgadit studentët, njëlloj si më ka përgaditur edhe mua – tha Kryetari Elezi në fillim të fjalimit të tij.

Mes tjerash, potencoi se ndikojnë shumë faktorë për migrimin e të rinjëve, por theksoi se papunësia dhe korupsioni janë dy shtylla që ndikojnë në migrimin e të rinjve, duke përmendur këtu edhe arsimin jo cilësorë, ekonominë e pazhvilluar, drejtësinë selektive, ekologjinë (ndotja e ajrit, deponitë e egra) si disa faktorë tjerë që gjithashtu ndikojnë në migrimin e të rinjve.

Koalicioni fitues i 12 Prillit ka hartuar një program që do të mundësojë të rinjëve të mos largohen nga vendi ynë duke u siguruar atyre jetë më të mirë në vendin e tyre. Gjatë mandatit 4 vjeçarë sa do jemi pjesë e qeverisë do të punësojmë mbi 25 mijë shqiptarë kryesisht të rinj, në sektorin publik dhe privat- tha kryetari Elezi.