Afrim Gashi në “ofanzivë” takimesh me strukturat partiake (FOTO)

Afrim Gashi në “ofanzivë” takimesh me strukturat partiake (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, ka zbritur në terren me çka po realizon thuajse takime të përditshme partiake me strukturat partiake gjidhandej Maqedonisë.

Burime brenda BESËS bëjnë të ditur se takime të këtilla realizohen në vazhdimësi, pa marrë parasysh nëse arrijnë të kuptohen nga opinioni i gjerë apo jo, pasi për ta me rëndësi është të dëgjojnë zërin e popullit.

Së fundmi Gashi ka takuar strukturat dhe simpatizantët e degëve të BESËS të Gazibabës dhe Haraçinës, ndërsa ditë më parë ka qëndruar në Kumanovë, Likovë, Tetovë e Gostivar. Në atmosferë miqësore simpatizantët e Lëvizjes BESA janë njoftuar për së afërmi për situatën aktuale politike, mundësin e hyrjes së BESËS në qeveri dhe nevojën e Maqedonisë për të qenë pjesë e familjes euro-atlantike.

Gashi ka folur edhe për rëndësinë dhe peshën e rëndë që bartë BESA, autoktonin e lëvizjes si dhe për vizionin dhe misionin që ka partia. Takime të këtilla Gashi, pritet ti realizoj ditëve në vijim edhe me degët dhe strukturat tjera partiake.