Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, së bashku me kryetarin e Aleancës
për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe partnerët e koalicionit “TASH është
koha”, sot në mëngjes ka vizituar tregtarët e “Tregut të Gjebër –
Kvantashki” në Shkup. Gjatë këtij takimi, kryetari Gashi u njoftua për
së afërmi me hallet e tregtarëve dhe problemet socio-ekonomike të tyre.
Koncepti “shtet për të gjithë” do të jetë zëri i afaristëve dhe
investimeve kapitale në vend.
TASH është koha
Voto numrin 5