Afrim Gashi u takua me Ambasadorin Francez në Shkup, z. Kristian Timonie

Afrim Gashi u takua me Ambasadorin Francez në Shkup, z. Kristian Timonie

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi-Zejdi, sot kanë realizuar takim me ambasadorin francez në vend, z. Kristian Timonie.

Në këtë takim u bisedua për situatën politike në vend, zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit dhe rolin konstruktiv të shtetit francez në rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në takim u bisedua edhe për situatën reformuese të Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori francez, z. Timonie, e falënderoi kryetarin Gashi, për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike të vendit.

Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen të ketë takime të këtilla miqësore.