Agjenti i De Ligt nuk e lejon transferimin e tij te Barcelona, ja ekipet e mundshme

Agjenti i De Ligt nuk e lejon transferimin e tij te Barcelona, ja ekipet e mundshme

Agjenti i De Ligt nuk e lejon transferimin e tij te Barcelona, ja ekipet e mundshme

Agjenti i Matthijs de Ligt, Mino Raiola raportohet se dëshiron që klienti i tij të bashkohet me Bayern Munich, Manchester United ose Juventusin, por jo me Barcelonën.

Sipas Mundo Deportivo, Barça vazhdon të mbetet në ‘pole-position’ për De Ligt pasi ata kompletuan marrëveshjen me bashkëlojtarin e tij, Frenkie de Jong.

Megjithatë, e përditshmja katalunase tregon se agjenti i tij Raiola preferon transferimin tek një nga rivalët e Barcelonës në Evropë, përcjell lajmi.net.

Por ka kohë deri në fund të sezonit dhe 19-vjeçari është duke e përgatitur vendimin e tij.

‘’Nuk kam marrë ende vendim për të ardhmen time. Tani për tani, jam i fokusuar me Ajax deri në fund të sezonit’’, shkroi ai në Instagram.

Kujtojmë se Ajax është në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, teksa është favorit absolut për të kaluar në finale, pas fitores në ndeshjen e pare ndaj Tottenham. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS