Agjenti i Gabigol, Pedroso: Ëndrra e tij është Interi

Ditë më parë Flamengo zyrtarizoi huazimin e Gabriel Barbosas nga Interi.

Gabigol vazhdoi aventurën e tij në Brazil pasi nuk ka shumë hapësirë te zikaltrit dhe kështu palët u pajtuan për një tjetër huazim.

Agjenti i lojtarit, Junior Pedroso, zbuloi se ëndrra e klientit të tij vazhdon të jetë skuadra italiane, duke shpresuar kështu në një rikthim të mundshëm.

Festa e Gabigol në Renato Dall’Ara pas golin ndaj Bolognas (Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

“Interi e din se cila është dëshira e Gabigolit dhe ishte një mundësi e mirë që të gjithë të përfshihen”, ka thënë Pedroso për FCInter1908.it.

West Hami dëshironte të mbyllte shpejt marrëveshjen, por në fund nuk gjetëm një gjuhë të përbashkët”.

Lexo po ashtu:

“Ai mund të rikthehet ai te zikaltrit? Natyrisht, ai gjithmonë ëndërron të luajë për Intertin”, ka shtuar agjenti.

Në sezonin e fundit Gabigol ishte i huazuar te Santosi, ku shënoi 27 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/

TAGS