Agjëroni çdo ditë- mrekullia do të ndodh në trupin tuaj

Agjëroni çdo ditë- mrekullia do të ndodh në trupin tuaj

Agjërimi në baza ditore për muaj me radhë, i cili kërkon të mos hahet asgjë për një ditë, mund të sjellë një numër të madh të përfitimeve shëndetësore, sipas një studimi.

Agjërimi në baza ditore përmirësoi sistemin kardiovaskular, shtypjen e gjakut dhe rrahjet e zemrës pas katër javësh, raportuan studiuesit në revistën ‘Cell Metabolism’ të martën.

Njerëzit që ndoqën planin e agjërimit për gjashtë muaj gjithashtu kishin nivele më të ulta të kolesterolit të “keq” dhe triglicerideve, në krahasim me ata që hanin rregullisht.

Në përgjithësi, ata morën rreth 37% më pak kalori, humbën peshë dhe kishin një “shpërndarje të përmirësuar të yndyrës”, duke ulur yndyrën e tyre në bark 14% më shumë.

Studiuesit nuk panë efekte të dëmshme nga agjërimi në baza ditore edhe pas gjashtë muajsh tek vullnetarët, duke përfunduar se strategjia duket të jetë aq e dobishme sa kufizimi i kalorisë ditore.

Njerëzit mund të tolerojnë lehtësisht shmangien e ushqimit për një ditë të tërë, tha Dr. Thomas Pieber, një nga autorët e studimit dhe kryetar i Departamentit të Mjekësisë së Brendshme në Universitetin Mjekësor të Graz në Austri.

TAGS