Agnesa Vuthaj: Meshkujt nuk janë më të zgjuar e më të aftë se femrat

Agnesa Vuthaj: Meshkujt nuk janë më të zgjuar e më të aftë se femrat

Modelja shqiptare, Agnesa Vuthaj i është përgjigjur fansave në rrjetet sociale për gjërat që dëshirojnë t’i dinë rreth saj.

E një nga pyetjet e ndjekësve ishte se çfarë nevojitet për të qenë ‘businesswoman’ e suksesshme, shkruan lajmi.net.

“Të qenurit femër në biznes është shumë e vështirë, sepse vazhdimisht paragjykohesh si femër por me vetbesim, përkushtim, pasion e punë mund të përballohet çdo sfidë! Asnjëherë mos mendo që një mashkull mund të jetë më i zgjuar, më i aftë apo më punëtor sesa një femër, thjesht meshkujt janë më të privilegjuar… dhe nuk paragjykohen dhe kjo e fundit është një përparësi e madhe ndaj femrave”, është përgjigja e Vuthajt.

Përmes këtij opsioni, Agnesa ka zbuluar shumë të pathëna për fansat e saj që e ndjekin vazhdimisht. /Lajmi.net/

TAGS