Agron Llakaj feston 36-vjetorin e martesës/ Urimi romantik që i bën bashkëshortes

Agron Llakaj feston 36-vjetorin e martesës/ Urimi romantik që i bën bashkëshortes

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj kur u pyet gjatë një interviste për martesën e tij u shpreh: ‘Martesa jonë i ngjan një fluturimi, i gjatë me turbulenca. E rëndësishme është qe jemi bashkë, gëzojmë këtë familje. Unë me të vërtet jam investitori kryesor por Konstandina ka meritën e padiskutueshme e kësaj familjeje”.Dhe ditën e djeshme aktori festoi 36 vjetorin e martesës.



Në këtë ditë të veçantë Agroni  surprizoi bashkëshorten, me një urim publik.Aktori ka publikuar një foto në Instagram ku shfaqet me bashkëshorten mbesën dhe nipin dhe shkruan:  ’36 vjet martesë… E dashur Konstandina! … edhe pse në kohë të vështira,le të gëzojmë që jemi bashkë më çdo ditë dhe në çdo vit…, e kujtim për këtë përvjetor një foto me këto dy dashuri Adea&Teos.. dashuri mbi dashuritë! Gëzuar’ .

TAGS