Aguero: Topin e Artë nuk e meriton as Ronaldo dhe as Messi

Aguero: Topin e Artë nuk e meriton as Ronaldo dhe as Messi
19:02 | 14 Maj 2019

Sergio Aguero ka deklaruar se as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi nuk e meritojnë Topin e Artë.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë dominuar futbollin në 11 vitet e fundit, duke fituar 10 Topa të Artë, me Luka Modric që ua prishi serinë këtë vit.

Edhe pse të dy këtë sezon janë paraqitur në nivele të larta, sipas Agueros, Topin e Artë e meriton dikush tjetër.

“Unë mendoj se “Topi i Artë” duhet të jetë në finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Aguero,  duke iu referuar një prej lojtarëve të Liverpoolit ose Tottenhamit.

Kjo deklaratë e Agueros, lë të kuptohet se Topi i Artë duhet të ndahet në mes të Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Virgill van Dijk.

Kujtojmë se finalja Tottenham – Liverpool luhet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madrid./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS