“Ah kjo zemër dhe këta sy s’guxuan…”, mësuesja prek me fjalët për vogëlushen që humbi jetën nga tërmeti

“Ah kjo zemër dhe këta sy s’guxuan…”, mësuesja prek me fjalët për vogëlushen që humbi jetën nga tërmeti

Mes viktimave të tërmetit të fortë që ra më 26 nëntor ishin edhe 30-vjeçarja Diena Karanxha, me të ëmën dhe bijën e saj 8-vjeçare, Esielën.

Mësuesja e vogëlushes në shkollë “Marie Kaculini”, në Durrës, Eda Katroshi shprehet me fjalë zemre për tragjedinë.

“Sot, me datë 09.12.2019 rifilluam jetën. Rifilluam aty ku e kishim lënë. Më rrethuan duart e vogëlushëve të mi. Nuk kishte gëzim më të madh kur u takuam. U perqafuam fort, u puthëm. Poooooor…. Ah kjo zemër dhe këta sy nuk guxuan të kthejnë shikimin e mjegulluar nga lotët drejt bankës tënde, e dashura Esielë. E ëmbla jonë Esielë.

Cfarë tu thoja syve të lotuar të Jusrës që nuk e mbante dot ngashërimin. Nuk duroi dot që ti u bëre engjëll me krahë për të na parë nga lart. Shokët dhe shoqet e patën të vështirë të të mos përmendnin. E zgjuara, e shkathëta, Esiela jonë. Do të të kujtojmë gjithmonë. Do të mbetesh një vogëlushe e mrekullueshme për të gjithë grupin tonë të klasës së tretë. U prehsh e qetë pranë prindërve të tu!”, shkruan mësuesja.