Burime të afërta me udhëheqësinë e BDI-së kanë zbuluar shkakun se pse kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i është futur rrezikut për të bë koalicion parazgjedhor me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë.
Me këtë akt “vetëvrasës” për BDI-në, burime nga kjo parti thonë se Ali Ahmeti dëshiron ta shpëtojë vetveten.
“Qëllimi i Ali Ahmetit është që në zgjedhjet lokale të mos mbetet me më pak se 85 mijë vota, sa kishte në zgjedhjet parlamentare, sepse do të duhet të japë dorëheqje. I vetëdijshëm se do të mbetet me më pak vota se në zgjedhjet e 11 dhjetorit, Ahmeti ka bë koalicion me LSDM-në. Ai do t’i numërojë edhe votat e shqiptarëve për Shilegovin në Shkup si vota të BDI-së, edhe votat për kandidatin e LSDM-së në Kumanovë, Butel e Gazi Babë, vetëm e vetëm të bëjë matematikë që të mund të thirret se ka fituar më shumë vota se në zgjedhjet e 11 dhjetorit”, thotë ky burim pranë BDI-së që insiston të mbetet anonim.
Ai shton se Ahmeti është i dëshpëruar nga jehona e dobët që ka fushata e BDI-së te qytetarët, prandaj në pjesën e dytë të fushatës e ka distancuar kryetarin e shtabit zgjedhor Fatmir Besimin dhe Bujar Osmanin, duke u afruar sërish me ish kryetarin e shtabit Bekim Nezirin dhe kryetarin e degës së BDI-së në Çair, Beqir Hasanin, prej të cilëve kërkon shpëtim nga një fiasko zgjedhore.