Ahmeti në vendin ku është shembur dheu, tregon rreziqet e mundshme

Ahmeti në vendin ku është shembur dheu, tregon rreziqet e mundshme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vizituar vendin ku është shembur dheu në rrugën në rrugën ‘Qamile Jaka’ në kryeqytet, ku ka thënë se janë evakuuar banorët përreth, ndërsa, kushdo që ka shkaktuar këtë dëme do ta paguajë.

Lexo po ashtu:

Ahmeti ka thënë se frikë e madhe është shiu që do të bjerë nesër.

“Sipas informatave mbrëmë ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit dhe ka shkaktuar një hapësirë brenda tokës, dhe është bërë shembja. E mira e kësaj është që mbrapa nuk banon askush, e së shpejti pritet edhe të rrënohen. Kanë lëvizur edhe shtyllat. Rreziku i vetëm këtu është vinqi, po e shikojmë a me largu apo me heq. Kush do që ka shkaktuar këtë dëm do ta paguajë. Kemi evakuuar banesat përreth. Frikë e madhe është shiu që do të bjerë nesër”, tha ai.

Lexo po ashtu:

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zyrtarë policorë dhe departamenti i emergjencave. Derisa, në shkollën fillore” Naim Frashëri”, është ndërprerë mësimi. /KP/

TAGS