Ahmeti: Nëse duam anëtarësim në OKB me shkëmbime territoresh, këtë na ofroi Gjinçiqi në vitin 2004 (Video)

Ahmeti: Nëse duam anëtarësim në OKB me shkëmbime territoresh, këtë na ofroi Gjinçiqi në vitin 2004 (Video)

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, Arben Ahmeti ka thënë se Samiti i Berlinit është një fillim i ri në raportet Kosovë-Serbi duke përjashtuar idenë e shkëmbimit të territoreve.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë Samiti i Berlinit ka pasur qëllim që të ndaloj zonjën Mogherini të shtyjë para temën e shkëmbimit të territoreve.

“Askush nuk ka pritur që në samit të bëhet ndonjë marrëveshje. Askush në samit nuk ka pritur se do të pajtohen palët. Askush nuk ka pritur atë që po pretendon zoti Thaçi që Vuçiqit  t’i thuhej njihe Kosovën dhe ai ta njihte aty”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Programacionit në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse qëllimi i Kosovës është anëtarësimi në OKB përmes shkëmbimit të territoreve, është humbur kohë 15 vite.

Lexo po ashtu:

“Kemi mundur në vitin 2004 ta ndajmë Kosovën dhe të shkëmbejmë territore. Kjo ofertë ka qenë në tavolinë nga ish-kryeministri i Serbisë Zoran Gjinçiq në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pse i humbëm gjithë këto vite? Pse e shpallëm pavarësinë në vitin 2008 brenda këtyre kufijve? Cili është kuptimi? Të kthehemi përsëri në planet e mëhershme? Është non-sens total. Gjithë ajo përpjekje, gjithë ajo kohë e humbur, dhe ne kthehemi në pikën bazë e themi hajde t’i shkëmbejmë territoret se kemi bërë shaka nga viti 2002”, tha ndër të tjera Arben Ahmeti./Telegrafi/

TAGS