“Edhe atëherë edhe sot nuk mendoj se këtë krim e ka bërë ndonjë shqiptarë. Ju kam thënë të gjithëve se nëse këtë e ka bërë ndonjë shqiptarë do ta dënoj me pështym”. Kështu deklaroi Ali Ahmeti sa i takon të akuzuarëve në rastin “Monstra”, raporton Shenja.
Gjatë pyetjes se a beson në prokuroren Fatime Fetai, pasi ajo ka ngritur akuzë ndaj këtyre të akuzuarëve, ai tha i beson prokurorisë dhe gjykatës, prandaj ndodhet në gjykatë.
Ai poashtu konfirmoi se njihet me njërin prej të akuzuarëve, Fejzi Azirin, që nga viti 2003-2004.