Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistën për “Di prese” shpreh bindje se do të zgjidhet Kryeministri i parë shqiptar. Këtë, thotë Ahmeti, nuk e bëjmë që ta ndajmë vendin, por ta bashkojmë.
“Ne, shqiptarët jemi qytetarë të barabartë të Maqedonisë së Veriut dhe kontribuojmë shumë. Tani është momenti historik që ta udhëheqim vendin. Është koha për një Kryeministër shqiptar. Ne këtë nuk e bëjmë që ta ndajmë vendin, por ta bashkojmë. Asgjë e keqe nuk do t’i ndodhë vendit. Kjo nuk ndodhi as kur për herë të parë një shqiptar u bë ministër i Mbrojtjes dhe tjetri u bë ministër i Punëve të Brendshme dhe kur një shqiptar u zgjodh kryetar i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit arriti t’i ulë dallimet midis të dyja partive maqedonase. Një kryeministër i pavarur nga partitë është hapi ynë i ardhshëm”, thotë Ahmeti.
Sipas tij, nëse ideja e tyre mbështetet nga qytetarët, atëherë partitë maqedonase do të duhet të pranojnë Kryeministër shqiptar.
Është zhgënjyese ta shohësh panikun e përgjithshëm të partive maqedonase. Nuk duhet të jetë kështu-veçanërisht me sociademokratët. Vendi ynë nuk ka nevojë për politika hegjemonike. Unë pres kolegët e mi maqedonas ta përshëndesin dhe ta pranojnë këtë ide. Ne duhet së bashku t’i vendosim vlerat evropiane”, thotë Ahmeti.
I pyetur me cilën parti maqedonase do të koalicionojnë dhe dhe cila do ta pranojë këtë ide, Ahmeti me qëndrim se kjo do të ndodhë më 15 korrik.
Thekson se 70 deri 80 për qind e shqiptarëve dhe bashkësive e tjera më të vogla e mbështesin idenë për Kryeministër shqiptar dhe siç thotë, më 16 korrik, një ditë pas zgjedhjeve, së bashku do të hapin kapitull të ri.