Ahmeti:Ivanov ta tërheq menjëherë vendimin

“I ashtuquajturi President Ivanov duhet ta tërheq vendimin e tij menjëherë per arsye se një vendim i tillë i nxituar dhe i pamenduar cënon Marrëveshjen e Shkupit, provokon thellimin e krizës politike në vend, kompromiton imazhin e shtetit dhe të arriturat e përbashkëta të forcave vendore dhe ndërkombëtare”, ka shkruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.