Ai pritet të lëvizë me shpejtësi prej 1100km/h – planet e Elon Musk për trenin më të shpejtë në botë, një hap afër realitetit (Foto/Video)

Ai pritet të lëvizë me shpejtësi prej 1100km/h – planet e Elon Musk për trenin më të shpejtë në botë, një hap afër realitetit (Foto/Video)

Planet për të ndërtuar trenin më të shpejtë ndonjëherë në botë, i aftë për të udhëtuar me një shpejtësi kolosale prej 1100km/h, janë një hap më afër realitetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, planeve të pronarit të SpaceX, Elon Musk, për të ndërtuar një makinë “marramendëse”, iu dhanë një nxitje të madhe kur Hyperloop Transportation Technologies nënshkroi një kontratë për të kryer studime.

Rrjeti i parë do të ngrihej midis Çikagos dhe Cleveland në SHBA dhe do të ishte në gjendje të shkurtonte udhëtimin pesë orësh, prej 500 kilometrash në vetëm 28 minuta.

Me marrëveshjen e re, HTT tani mund të shikojë “korridoret” e mundshme ndërmjet dy qyteteve.

Nëse do të ishte i suksesshëm, shkruajnë mediat britanike, gjithashtu do të hapte rrugën që britanikët të udhëtojnë nga Londra në Edinburg në të njëjtën kohë.

Ndërkohë, kompania ka zbuluar një video të planeve të tyre pasi u nënshkrua marrëveshja.

Por ka akoma një rrugë për të shkuar përpara se të ndërtohet kjo gjë, veçanërisht duke pasur parasysh rregullat që e parandalojnë atë.

“Rregulloret janë pengesa përfundimtare për zbatimin e Hyperloop dhe ne jemi të ngazëllyer për të ndërtuar partneritetin e parë publik-privat për të sjellë Hyperloop udhëtimin në SHBA”, tha Dirk Ahlborn, CEO i HTT.

“Me këtë marrëveshje, ne i mirëpresim partnerët inovativë dhe udhëheqësit e industrisë, qeverinë dhe industrinë për të mbështetur lëvizjen tonë”.

Bëhet e ditur se treni futuristic do të sheh udhëtarët duke udhëtuar brenda vagonëve që lëvizin përmes një tubi të gjatë.

Tubit i largohet ajri për të krijuar një vakum të madh, gjë e cila i lejon atij të arrijë shpejtësinë tronditëse. /Telegrafi/