Ajax shpallet kampion i Holandës

Ajax shpallet kampion i Holandës
21:46 | 15 Maj 2019

Ajax është shpallur kampion i Holandës pas pesë vitesh.

Kampionati elitar i Holandës ka një kampion të ri në sezonin 2018/2019.

Është skuadra e Ajax që me fitore 1:4 në udhëtim te Graafschap, ka siguruar titullin e 34 në histori të klubit.

Ky është titulli i parë i Ajax që pas vitit 2014.

Kjo skuadër, pas këtij suksesi ka bërë një veprim të madh, duke ia dedikuar titullin e 34-të ish lojtarit të tyre, Abdelhak Nouri.

Kujtojmë se Nouri verën e vitit 2018 ishte detyruar të largohej nga futbolli në moshën 18 vjeçare, pas një sulmi në zemër të pësuar./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS