Ajaxi ‘pushton’ edhe Londrën, sa afër finales së Ligës së Kampionëve

Ajaxi ‘pushton’ edhe Londrën, sa afër finales së Ligës së Kampionëve

Ajax ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Tottenham Hotspur në Londër, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze ka arritur të triumfojë minimalisht 0-1 ndaj Tottenham të martën mbrëma në ‘Tottenham Hotspur Stadium.

Kjo fitore minimale, por shumë e rëndësishme, e afron Ajaxin drejt finales së madhe të Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019.

Goli i vetëm i kësaj ndeshje e që u shënua nga Ajax, erdhi në minutën e 15’ të ndeshjes.

Pas një aksioni të rrjedhshëm, Hakim Ziyech bën një asistim maestral për Donny van de Beek, të cilin e nxori të vetëm përballë portierit Hugo Lloris, duke mos e pasur të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

Ndeshja e kthimit në Amsterdam zhvillohet më 8 maj, të mërkurën e javës së ardhshme./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS