Ajola Xoxa poston foton me Kajan, por komentuesit aludojnë për një shtatzani të dytë

Ajola Xoxa poston foton me Kajan, por komentuesit aludojnë për një shtatzani të dytë

Si kryetari i bashkisë së Tiranës si bashkëshortja që tij kanë qenë gjithmonë të rezervuar për sa i përket fotove të vogëlushit të tyre. Ata shpërndajnë shumë pak foto në rrjetet sociale duke qenë të kujdesur për të mos i zbuluar portretin e plotë Kajanit të vogël.



Ditën e djeshme bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa është shfaqur mbas shumë kohësh me të voglin e saj Kajan. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto me Kajan duke shijuar perëndimit e diellit në Divjakë.

“Dy diej për mua”, ka shkruar bashkëshortja e kryetarit të bashkisë, Ajola, krah fotos ku shfaqet me djalin e vogël pranë detit në qytetin e Divjakës. Por komentet duket se kanë tentuar që të zbulojnë diçka më shumë. “Tre Diej” kanë komentuar në postime, duke na bërë të mendojmë se bashkëshortja e kryebashkiakut është shtatzënë për herë të dytë. Megjithatë duke njohur natyrën e saj diskrete, vështirë se  do të mund të mësojmë diçka më tepër për momentin.

TAGS