Akoma asgjë për fatin e dy policëve, Haradinaj niset për Kaçanik

Kur gati po bëhen 24 orë që nga koha kur u vetë-aksidentuan dhe përfunduan në humnerë dy policë të Kosovës, akoma nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Policia e Kosovës nën shoqërimin e FSK’së dhe KFOR’it po vazhdojnë kërkimet, mirëpo deri tash nuk kanë hasur në gjurmë, shkruan gazetametro.net.

Ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj është nisur për në vendin e ngjarjes ku po kryhen kërkimet.

Këtë e ka konfirmuar zyra e tij, duke shtuar se ai ka pasur edhe një takim me ministrin e Punëve të Brendshme dhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të Policisë.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka dalë para pak kohësh edhe në territorin maqedon, për të kërkuar në shtratin e lumit Lepenc që vazhdon në shtetin fqinj.

Ndryshe, dy policët u vetë-aksidentuan mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit dhe përfunduan në një humnerë mbi 100 metërshe. Policia ka gjetur veturën dhe disa gjymtyrë njerëzore.

TAGS