Aksident i rëndë komunikacioni në Rahovec, një person i vdekur dhe një i lënduar

Aksident i rëndë komunikacioni në Rahovec, një person i vdekur dhe një i lënduar

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, komandanti i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatçija.

“Aksidenti i komunikacionit, ku janë përfshirë dy vetura, ka ndodhur rreth orës 19:00. Me këtë rast një person ka mbetur i vdekur, kyrse një tjetër është lënduar dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Sahatçija për Telegrafin.

Komandanti bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur nga mos kujdesi i shoferit të njërit automjet, i cili duke bërë kthimin majtas ka goditur një veturë, e cila ishte rrugës në drejtim për në Gjakovë.

“Me këtë rast ka mbetur i vdekur pasagjeri që kishte në veturë”, tha Sahatçija. /Telegrafi/

TAGS