Aksident i rëndë në Kukës/ Humb jetën 1 person, dy të plagosur

Aksident i rëndë në Kukës/ Humb jetën 1 person, dy të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur, ditën e sotme në Kukës, si pasojë e një aksidenti rrugor. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.



Njoftimi i policisë:

Në autostradën Kalimash-Morinë, në vendin e quajtur “Shkodra Beton”, një mjet tip “Golf”, ka dal nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar.Si dhe janë dëmtuar dy shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spitalin e Kukësit, ku po marrin ndihmë mjekësore.Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.