Aksident i rëndë tek ‘Rruga e Kavajës’, motori përplas fëmijën 6-vjeçar

Aksident i rëndë tek ‘Rruga e Kavajës’, motori përplas fëmijën 6-vjeçar

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë tek ‘Rruga e Kavajës’ në Tiranë, ku një 34-vjeçar ka aksidentuar ndërsa lëvizte me motor një fëmijë 6-vjeçar.



Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 15.07.2020, rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës” motorri me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vëndngjarje. G

rupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.