Aksident me vdekje në Fier, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes

Aksident me vdekje në Fier, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e sotme një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Vajkan të Fierit.

Mësohet se një makinë ka përplasur një shtetas që po udhëtonte me biçikletë.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e biçikletës, i cili ka ndërruar jetë.
Raportohet se ka humbur jetën Shpëtim Isufaj.

Ndërkohë raportohet se makina është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin.