Alsat 2019-06-13T10:36:32+02:00
MPB informon se dje rreth orës 17:00 në hekurudhën Veles-Manastir, respektivisht në afërsi të ish-fabrikës “Kiro Kuçuk” ka ndodhur një aksident mes një veture me targa të Italisë dhe një treni të mallrave.
“Më 12 qershor 2019, në ora 17:00, u raportua se në linjën hekurudhore Veles-Manastir, gjegjësisht në afërsi të ish-fabrikës “Kiro Kuçuk” në Veles ka ndodhur një aksident mes makinës së markës “BMW” me targa italiane që po drejtohej nga GJ.E. (48) nga fshati Jabollçishtë e Poshtme dhe trenit të mallrave, që po drejtohej nga D.N. (53) nga fshati Llopatë i Kumanovës. Trafiku hekurudhor Veles-Manastir ka qenë i ndërprerë nga ora 17:00 deri në orën 19:40″, thonë nga MPB.
Loading…