Një këmbësore ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në Mitrovicë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Mitrovicë. Si pasojë e këtij aksidenti, një këmbësore ka mbetur e lënduar
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Këmbësorja ka pësuar lëndime, pas tretmanit mjekësor është liruar”, ka thënë Zaiti.
Siç bëhet e ditur, në aksident ishin të përfshira tre vetura.