Aksident ndërmjet një kamioni dhe autobusi në Gjakovë, ka të lënduar

Aksident ndërmjet një kamioni dhe autobusi në Gjakovë, ka të lënduar

Një aksident komunikacioni ndërmjet një autobusi dhe kamioni ka ndodhur në fshatin Rakovinë të komunës së Gjakovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirie Beqiraj ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

“Në ora 16:25 stacioni policor Gjakovë ka marr informacion për një aksident komunikacioni në fshatin Rakovinë. Patrullat e Policisë kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një autobus. Nga informatat e para të zyrtarëve policor ka edhe persona të lënduar të cilët janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësorë e që sipas personelit mjekësorë gjendja e tyre për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ajo./Telegrafi/

TAGS