Aksident në Autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen katër persona (Video)

Aksident në Autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen katër persona (Video)

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot pasdite në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’, në segmentin Lipjan-Ferizaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se në aksident janë përfshirë tri vetura.

“Në Autostradën ‘Arbën Xhaferi’ ka ndodhur një aksident trafiku, ku në bazë të informacioneve të para dyshohet se janë të përfshira tri vetura me targa vendore”.

“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre janë dërguar për tretman në QKUK. Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet relevante policore dhe prokurori”, tha Kelani për Telegrafin.

Kelani bëri të ditur se për momentin rruga është e bllokuar, derisa njësitet kompetente policore të kryejnë procedurat hetimore./Telegrafi/

TAGS