Aksident në Durrës/ Makina shmang përplasjen, por përfundon mbi hekura

Aksident në Durrës/ Makina shmang përplasjen, por përfundon mbi hekura

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Durrës, ku një automjet për të shmangur përplasjen, ka përfunduar më hekurat anës rrugës.



Ngjarja ka ndodhur në rrugën Aleksander Goga, rreth orës 8 e 30 në lagjen nr.11. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për ‘Balkanweb’ se nga aksidenti nuk ka persona të plagosur.