Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën në Fushë Kosovë. Si pasojë e këtij aksidenti një veturë është rrokullisur.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture të tipit Mercedes dhe një tjetër tipi BMW.
Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.
Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë por nuk ka mundur të marrë përgjigje.