Aksident në garën e automobilave në Sllatinë, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Aksident në garën e automobilave në Sllatinë, pamje nga vendi i ngjarjes (Video)

Në pistën e vjetër të Aeroportit të Prishtinës janë zhvilluar garat e “Drag Race”.

Siç është raportuar, një ngjarje e tillë ka zgjuar edhe interesimin e adhuruesve të garave të automobilizmit.

Megjithatë, kjo ngjarje është karakterizuar edhe me një aksident jo të lehtë.

Sipas disa pamjeve të ardhura në adresë të Telegrafi, shihet një veturë e aksidentuar, e cila supozohet se është përplasur me rrethojat.

Së paku sipas komentuesve të mediave sociale, përkatësisht të disa pamjeve, shoferi i veturës ka shpëtuar me lëndime të lehta trupore – pasi shihet se është rikthyer në pistë, ku është pritur me duartrokitje. /Telegrafi/

TAGS