Aksident në Korçë, makina përplas të moshuarin me biçikletë

Aksident në Korçë, makina përplas të moshuarin me biçikletë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë.



Burimet zyrtare bëjnë me dije se një makinë me drejtuese shtetasja S. T., rreth 41 vjeçe ka përplasur një të moshuar 73 vjec, i cili po ecte me bicikletë. Mësohet se i moshuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.09.2020​, rreth orës 17:45, në lagjen nr. 18​, shtetasja S. T., rreth 41 vjeçe, duke drejtuar një automjet ka përplasur shtetasin B. D., rreth 73 vjeç, banues në fshatin Ravon­ik, Korçë, drejtues i një biçiklete, i cili​ aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrez­ikut për jetën.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.