Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Devoll, te kryqëzimi i fshatit Tren.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se janë përplasur një ambulancë me një mjet tip “Benz”. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të se në ambulancë ka qenë një i sëmurë që po transportohej në spital, ndërkohë që nuk ka të lënduar, por vetëm dëme material.
Policia, ndërkohë, po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.