Aksident në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, lëndohen tre persona

Tre persona, dy meshkuj dhe një femër kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:44, në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve.

Ndërkaq, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

TAGS