Aksident në Pejë, lëndohet një person

Aksident në Pejë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, më saktësisht në fshatin Dubovë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka bërë të ditur për Telegrafin se një person është lënduar nga ky aksident.

“Mund të ju konfirmoj se një veturë është aksidentuar rreth orës 16:00. Një person është lënduar dhe është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Pejës”, ka thënë Ibra.

Zëdhënësi Ibra, tha se detajet tjera rreth aksidentit do të bëhen publike më vonë. /Telegrafi/

TAGS