Aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy persona të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, më saktësisht në fshatin Vranidoll.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një autobusi, një furgoni dhe dy veturave.

Ahmeti ka thënë se të lënduarit, kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Rreth orës 16:00, në rrugën Prishtinë- Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve,( një autobus, një fugon dhe dy vetura). Si pasojë e këtij aksidenti deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore dy persona, sipas informatave që kemi lëndimet janë të lehta. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti.

Ndryshe, Policia e Kosovës kishte nisur edhe disa fushata vetëdijësuese për zvogëlimin e numrit të aksidenteve në trafik. /Telegrafi/

TAGS