Dje rreth orës 12.00, në autostradën Shkup-Tetovë, vetura ,,Citroen,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 60-vjeçari B.V. nga Tetova, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka devijuar nga rruga duke dalur nga korsitë e autostradës.
Gjatë aksidentit B.V. dhe bashkudhëtarja në veturë C.V. (56) nga Tetova, kanë pësuar lëndime trupore, prej ku me anë të autoambulancës janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, për t’ju ofruar ndihmë mjekësore.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga SPB Tetovë.