Aksident në Tiranë, makina përplas 75-vjeçarin

Aksident në Tiranë, makina përplas 75-vjeçarin

Një 32-vjeçar ka aksidentuar gjatë mbrëmjes së sotme një këmbësor me makinë tek bulevardi “Bajram Curri” në Tiranë.



Rreth orës 19:10, drejtuesi E.D. ka aksidentuar këmbësorin ende të paidentifikuar rreth 75 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhe nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.