Aksident në Veles, lëndohen rëndë dy persona

Aksident në Veles, lëndohen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Veles, në të cilin dy persona janë lënduar rëndë.

Siç informojnë nga MPB, dje në orën 17:20 në rrugën “Kosturska” në Veles L.N (36) nga Velesi, duke drejtuar motoçikletën “Hamachi” pa targa të regjistrimit, ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

Nga aksidenti, motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda, ndërsa bashkëudhëtarja M.R (22) nga Velesi ka marrë lëndime më të lehta trupore dhe të dy janë dëgruar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit për ndihmë mjekësore.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Veles./Telegrafi/